Një rast i vjedhjes së rëndë është zbardhur në Obiliq, ku një person dyshohet se ka hyrë në zyrat e firmës “Agrion” SH.P.K. dhe ka marrë një kasafortë me para.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 08:30, në Milloshevë të Obiliqit.
Sipas deklarimit të menaxherit të firmës, zyra ishte thyer, ndërsa nga aty ishte marrë një kasafortë me para metalike në vlerë rreth 400 euro.
Pas veprimeve hetimore dhe punës operative, Njësia e Hetimeve në Obiliq ka arritur ta identifikojë si të dyshuar Arbnor Ibrahimin, 30-vjeçar.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti fillimisht ishte iniciuar si “Vjedhje”, por më pas është rikualifikuar në “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


