I dyshuari për vjedhjen e rëndë në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë pritet të dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit është caktuar të mbahet në ora 09:30.
I dyshuari, i arrestuar pas një operacioni policor lidhur me grabitjen që kishte ndodhur në muajin janar në rrugën “Agim Ramadani”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në vjedhjen e arit dhe parave me vlerë të konsiderueshme nga argjendaria.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj tij, ndërsa vendimi pritet të merret pas përfundimit të seancës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


