Sunday, July 5, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Hodhi shishe me benzinë mbi veturën e familjes Slavkovic, arrestohet...

Ekskluzive | Hodhi shishe me benzinë mbi veturën e familjes Slavkovic, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për zjarrvënien e ndodhur në fshatin Rubovc i Madh të Lipjanit, ku u tentua t’i vihej flaka një veture të parkuar në oborrin e një shtëpie, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Fatlum Vishesellën (26 vjeç) nga fshati Rufc i Ri.

Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 korrikut, kur, sipas kallëzimit të familjes Slavkovic, një person kishte hedhur një shishe qelqi me benzinë mbi veturën Opel Zafira me targa NI-331-OA, e cila ndodhej e parkuar në oborr.

Pronari i shtëpisë kishte arritur ta vërente menjëherë zjarrin dhe ta fikte, duke parandaluar dëme më të mëdha.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe veprimeve intensive hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arritur ta identifikojnë autorin e dyshuar.

Më 4 korrik, Fatlum Vishesella është arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti po hetohet si “Zjarrvënie”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT