Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive| Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë, trupi...

Ekskluzive| Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë, trupi dërgohet për obduksion

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 26 qershor rreth orës 17:00, në rrugën “Nazim Gafurri”.

Njësitet e Stacionit Policor Veriu, hetuesit dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku trupi i pajetë i gruas është gjetur në një nga dhomat e banesës së saj.

Ekipi i Emergjencës, që ndodhej në lokacion, ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa sipas të dhënave fillestare në trup nuk janë vërejtur shenja dhune.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e vdekjes mbeten objekt i hetimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT