Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Grabitje në Fushë Kosovë, të miturit kërcënojnë me thikë bashkëmoshatarët...

Ekskluzive | Grabitje në Fushë Kosovë, të miturit kërcënojnë me thikë bashkëmoshatarët dhe u marrin para

Një grabitje është shënuar pasditen e së enjtes në Fushë Kosovë, ku dy të mitur kanë përfunduar në ndalim pasi dyshohet se kanë kërcënuar me thikë dhe grabitur bashkëmoshatarët e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në “Sheshin e Lirisë”, ku sipas deklarimeve, viktimat D.L. (15 vjeç) dhe T.K. (16 vjeç) janë takuar me dy persona të panjohur.

Siç mëson Sinjali, pas një bisede të shkurtër, të dyshuarit i kanë dërguar viktimat në drejtim të stacionit të trenit në Fushë Kosovë, ku njëri prej tyre, nën kërcënimin me armë të ftohtë (thikë), u ka kërkuar para.

Nën presionin e kërcënimit, viktimave u janë marrë rreth 12.50 euro, pas çka të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësia e hetimeve në Fushë Kosovë ka reaguar shpejt dhe ka arritur t’i identifikojë dhe ndalojë të dyshuarit, të cilët rezultojnë të jenë të mitur A.Z. (17 vjeç) dhe D.K. (15 vjeç).

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Hetimet janë në vazhdim/

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT