Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Godet dy këmbësore në vendkalim në Suharekë – përfundojnë me...

Ekskluzive | Godet dy këmbësore në vendkalim në Suharekë – përfundojnë me lëndime të rënda, shoferi në ndalim (EMRI)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Suharekë, ku dy këmbësore kanë pësuar lëndime të rënda pasi janë goditur nga një veturë në vendkalim të shënuar.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 27 mars 2026 rreth orës 17:50, në fshatin Shirokë, afër qendrës tregtare “Kastrati Center”.

Sipas informatave, i dyshuari Samir Bilallaj, derisa po lëvizte me automjetin e tij të tipit “Daimler Benz” në drejtim të Suharekës, në një rrugë me dy shirita për secilin drejtim, nuk ka respektuar përparësinë e këmbësorëve në vendkalimin e shënuar.

Në momentin e aksidentit, dy këmbësoret kishin filluar të kalonin rrugën dhe kishin kaluar njërin shirit, kur janë goditur nga pjesa e përparme e veturës.

Si pasojë e aksidentit, të dy viktimat – B. M. dhe Z. T – kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar në Prizren, i cili ka urdhëruar ndalimin e shoferit në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me lëndime të rënda” dhe mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT