Është gjetur i mituri nga Peja, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ishte raportuar më 27 qershor, rreth orës 09:30, ndërsa i mituri ishte larguar një ditë më parë, në rrugën “Vëllezërit Topulli”.
Burimet bëjnë të ditur se ai është paraqitur në Stacionin Policor në Pejë rreth orës 16:30, bashkë me ankuesin.
I mituri ka deklaruar se kishte qëndruar gjatë natës në rrugët e Pejës, pasi po kërkonte një person që dyshohet se ia kishte marrë motorin.
Sipas deklarimit të tij, më pas është njoftuar se motori ndodhej në Puhovc dhe se çelësat i janë kthyer pranë Urës së Gjelbër.
Ai ka deklaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka nevojë për tretman mjekësor.
Rasti mbetet në trajtim nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


