Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | E ndjek me veturë në Batllavë ish të dashurën, e...

Ekskluzive | E ndjek me veturë në Batllavë ish të dashurën, e ndalon dhe i merr telefonin me kërcënime – përfundon në ndalim për 48 orë

Një incident shqetësues është raportuar në Podujevë, ku një vajzë ka denoncuar ish të dashurin e saj për ndjekje, kërcënim dhe marrje të telefonit me forcë.

Ngjarja ka ndodhur më 8 prill rreth orës 16:30, ndërsa viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Podujevë për të raportuar rastin.

Siç mëson Sinjali, viktima M. Ll (24 vjeç) ka deklaruar se ish i dashuri i saj Endrit Hasani (26 vjeç) e kishte ndjekur me veturë gjatë ditës dhe e kishte ndaluar në fshatin Batllavë.

Sipas saj, situata ka eskaluar në momentin kur i dyshuari, duke përdorur kërcënime, i ka marrë telefonin e saj, por edhe atë të një shoqeje të mitur që ndodhej me të.

Gjatë largimit të tij nga vendi i ngjarjes, e mitura është lënduar, duke e bërë rastin edhe më të rëndë.

Rasti është raportuar menjëherë në polici, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar nga departamenti për dhunë në familje është iniciuar procedura penale.

Më 9 prill, pas sigurimit të prezencës së tij, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të prokurorit, Endrit Hasani është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT