Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | E mitura nga Podujeva denoncon 19-vjeçarin për dhunim – rasti...

Ekskluzive | E mitura nga Podujeva denoncon 19-vjeçarin për dhunim – rasti dyshohet se ndodhi në një vilë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Këto raste bëhen edhe më të tmerrshme kur viktima janë vajzat e mitura, nën moshën 18-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

E një rast i rëndë është duke u hetuar në Podujevë, ku një e mitur ka denoncuar një 19-vjeçar për dhunim, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për A.D., rreth 20-vjeçar, ndaj të cilit tashmë është iniciuar hetim penal dhe është ndaluar me urdhër të Prokurorit për të mitur.

Sipas informatave, viktima N.S., rreth 16-vjeçare është paraqitur më 6 maj 2026 në Stacionin Policor në Podujevë, ku në prezencë të Qendrës për Punë Sociale ka deklaruar se kishte qenë në lidhje me të dyshuarin që nga gushti i vitit 2024.

Ajo ka deklaruar para hetuesve se gjatë muajit nëntor 2025, në “Villa Tini” në Podujevë, i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Sinjali mëson se pas pranimit të deklaratës, Prokurorja kujdestare kishte urdhëruar fillimisht hapjen e shënimit zyrtar dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Më 9 maj, viktima është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa më 12 maj është intervistuar edhe i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit, Prokurori për të mitur ka urdhëruar inicimin e rastit: “Dhunim”, dhe ndaj 19-vjeçarit është lëshuar aktvendim për ndalim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT