Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Drogë pranë shkollës në Ferizaj, arrestohet dy të rinj –...

Ekskluzive | Drogë pranë shkollës në Ferizaj, arrestohet dy të rinj – bastisje në shtëpi, gjenden dhjetëra paketime

Një rast serioz i shpërndarjes së narkotikëve pranë një objekti shkollor është zbuluar në Ferizaj, në kuadër të planit operativ “Stop drogave në shkolla”.

Ngjarja ka ndodhur më 25 mars rreth orës 11:30 në rrugën “Gjon Seraçi”, ku Policia ka pranuar informacione se disa të rinj po konsumonin dhe shpërndanin marihuanë pranë ish-shkollës “Gjon Sereqi”.

Siç mëson Sinjali, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar dy të dyshuar: Pëllumb Rama rreth 21 vjeç dhe Dion Uka rreth 20 vjeç.

Gjatë kontrollit, tek Pëllumb Rama janë gjetur 5 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat i kishte në një çantë beli.

Pas arrestimit, hetimet kanë çuar deri tek shtëpia e tij në fshatin Pleshinë e Ulët, ku gjatë bastisjes në një depo janë gjetur dhjetëra paketime të tjera me narkotikë.

Në total, Policia ka sekuestruar:

            •           rreth 25.9 gram marihuanë të ndarë në disa paketime

            •           57 qese plastike për paketim

            •           një telefon mobil (iPhone 11 Pro Max)

            •           para të gatshme

            •           një skuter

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari Pëllumb Rama është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga njësia kundër narkotikëve në Ferizaj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT