Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive| Bastisje në “Coco Xhambo” në Vrellë të Istogut – gjendet pistoletë...

Ekskluzive| Bastisje në “Coco Xhambo” në Vrellë të Istogut – gjendet pistoletë dhe brisk, një i arrestuar

Një aksion policor i realizuar gjatë mbrëmjes në Istog ka rezultuar me zbulimin e armëve pa leje në një lokal në fshatin Vrellë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 27 mars 2026 rreth orës 23:30, kur njësitet policore, në bashkëpunim me NJHTNJ-Pejë, kanë kryer një urdhër-kontroll në lokalin “Coco-Xhambo”.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari Hazir Hasanaj është gjetur në çantën e dorës një pistoletë e tipit “Zoraki M906-T”, kalibër 9 mm, e pajisur me karikator dhe 14 fishekë, pa leje përkatëse për posedim.

Po ashtu, gjatë kontrollit është gjetur edhe një brisk, i cili është sekuestruar bashkë me armën dhe municionin nga njësitet e krim-teknikës.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Istog, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Ai ka pranuar se armën e posedonte pa leje.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT