Një i mitur ka përfunduar në pranga pas disa javësh në arrati, i dyshuar për një rast të rëndë të dhunës që kishte ndodhur në mes të marsit në Prishtinë.
Ngjarja kishte ndodhur më 14 mars 2026, rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Qeta”, afër lokalit “Extrem Pizza”, ku si pasojë e një përleshjeje fizike, i dyshuari F.A. (2009) dyshohet se e kishte goditur me thikë viktimën Egzon Beka (1994).
Siç mëson Sinjali, nga sulmi viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe kishte marrë trajtim mjekësor.
Rasti ishte iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulm”.
Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar më 9 prill 2026, duke u shoqëruar në Stacionin Policor – Qendra.
I njëjti është intervistuar në prani të përfaqësueses së Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar për të mitur është ndaluar dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
Rasti mbetet në hetim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


