Sunday, April 19, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Aksion i madh në Mitrovicë kundër lojërave të fatit –...

Ekskluzive | Aksion i madh në Mitrovicë kundër lojërave të fatit – rreth 20 persona të ndaluar

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar sonte në rajonin e Mitrovicës, në kuadër të goditjes së aktiviteteve të paligjshme që lidhen me lojërat e fatit.

Ngjarja ka nisur në orët e mbrëmjes, ndërsa në terren janë angazhuar njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në kuadër të një plani operativ të organizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, e cila po udhëheq aksionin në disa lokacione të rajonit.

Burime të sigurta bëjnë me dije se deri më tani janë ndaluar rreth 20 persona, të dyshuar për përfshirje në organizimin e lojërave të fatit.

Gjatë operacionit pritet të ketë edhe kontrolle, sekuestrime të pajisjeve dhe masa të tjera procedurale.

Autoritetet ende nuk kanë dalë me njoftim zyrtar, ndërsa aksioni është në zhvillim.

Rasti mbetet në dinamikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT