Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, atmosfera u bë më e nxehtë dhe plot batuta kur Gjesti, Gerta dhe Egli filluan një bisedë të mbushur me humor dhe ngacmime.
Biseda, e mbushur me ironi, mori një drejtim të veçantë kur Gerta e ngacmoi Egli-n për marrëdhënien e Gjestit me Loredanën së fundmi.
Gjesti, nga ana tjetër, dukej tepër konfuz duke shprehur se nuk ishte i sigurt se nga erdhi kjo ide pasi nuk ka asgjë me Loredanën veçse mund të flasë ndonjëherë, e këto i duken tentativa të kota për të bërë Eglin xheloze.
Mes këtij dialogu të mbushur me humor dhe ironizim, Egli shpalli një deklaratë me kunja, duke thënë: “Mjafton që mua të mos më mungojë asgjë dhe të kesh forcë kur të vish në shtëpi, pastaj bëj çfarë të duash”,
Gerta, duke e kapur mundësinë për të ngacmuar më tej, ia ktheu: “Gjatë ditës tako kë të duash“.
Gjesti komentoi me buzëqeshje: “Po, më thotë të bëj çfarë të dua“.
Gerta, pa ngurruar, ia tha sërish: “Domethënë mund të rrish edhe me një vajzë tjetër?“
Egli iu përgjigj qetësisht: “Çfarë të duash ti”.
Në këtë moment, Gjesti zbuloi një detaj edhe më pikant nga bisedat e tij me Eglin: “Po, më ka thënë një natë që edhe tri gra nëse i marr, s’është problem fare“.
Egli, duke e vazhduar këtë bisedë plot humor, e sfidoi me një pyetje: “A ke fuqi? Mjafton të mos më mungojë asgjë“.
Gerta, që nuk mund ta linte pa një batutë, shpërtheu në të qeshura: “Egli, gruaja e shtatë“.
Këtë Gjesti dhe Egli kundërshtuan duke thënë se ajo do të ishte e para.
Biseda mes tyre u shoqërua me të qeshura dhe ngacmime duke e bërë mbrëmjen më të këndshme.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


