Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeEdhe Bajrami kërkon rinumërimin e votave: Askush të mos frikësohet nga hetimi

Edhe Bajrami kërkon rinumërimin e votave: Askush të mos frikësohet nga hetimi

Edhe anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar që të rinumërohet secila votë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Bajrami bëri thirrje që të hetohet secili dyshim dhe të verifikohet çdo gjë, shkruan Klankosova.tv

“Ne kemi institucione të thirrura për këtë punë, andaj askush nuk duhet të frikësohet nga rinumërimi dhe hetimi. Çdo dyshim duhet të zbardhet me shpejtësi dhe vendosmëri, pasi që vetëm kështu forcohet besimi dhe integriteti i procesit zgjedhor. Për LDK-në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, shkroi ndër të tjerash Bajrami.

Në fund të shkrimit të saj, Bajrami i bashkëngjiti edhe thirrjen “Demokraci”.

The post Edhe Bajrami kërkon rinumërimin e votave: Askush të mos frikësohet nga hetimi appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT