Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeLajmeE trishtë: Një kosovar vdes në një aksident me motoçikletë në Finlandë

E trishtë: Një kosovar vdes në një aksident me motoçikletë në Finlandë

Një kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të shtunën në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë.

Sipas Policisë finlandeze, një veturë është përplasur me një motoçikletë gjatë ndërrimit të korsisë. Drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia, ekipet e shpëtimit dhe urgjenca mjekësore janë njoftuar për aksidentin rreth orës 12:29.

Shoferi i veturës dyshohet për drejtim të rëndë nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia.

Familjarët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi.

Policia e Itä-Uusimaas po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT