Shtetasi kosovar, Kadri Behluli vdiq tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Milot.
Nga përplasja me një kamion, të lënduar kanë mbetur edhe djali dhe motra e tij, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm në spital.
Për vdekjen e 54-vjeçarit kanë reaguar edhe familjarët, të cilët thanë se i ndjeri e deshi shumë Shqipërinë.
“https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2004852480397624%2F&show_text=false&width=267&t=0“>Atë tokë, me të gjitha problemet dhe vështirësitë e tij, ai e deshi me gjithë zemër e deshi Kosovën ashtu siç deshi edhe Shqipërinë. Një patriot me shpirt të pastër”, thuhet në reagimin e familjes, raporton Klankosova.tv.
Kosovari që vdiq në Lezhë dyshohet se humbi kontrollin e veturës për shkak të përgjumjes


