Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë në Suharekë: Një burrë gjendet pa shenja jete, nisin hetimet...

E rëndë në Suharekë: Një burrë gjendet pa shenja jete, nisin hetimet për vdekje të dyshimtë

Një rast i rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Suharekë, ku një burrë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Rasti është konfirmuar për Sinjalin nga Policia Rajonale e Prizrenit, e cila ka bërë të ditur se ngjarja është regjistruar rreth orës 08:20, ndërsa viktima është rreth 52 vjeç.

Sipas Policisë, personeli mjekësor ka konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete, ndërsa në rrethana fillestare janë vërejtur elemente që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet duke siguruar prova materiale dhe duke intervistuar dëshmitarë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkaqeve të vdekjes.

Hetimet për këtë rast janë në zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT