Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Kliqinë të Pejës, në magjistralen Pejë–Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Megjithatë, njëri prej të lënduarve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë.
“Rreth orës 5 të mëngjesit Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Kliqinë, në magjistralën Pejë-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira tri vetura. Katër persona kanë marrë lëndime, ku të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Por, njërit nga të lënduarit mjeku kujdestar në Emergjencë ia ka konfirmuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente policore”, ka thënë Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, ndërsa po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


