Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur sot në lagjen e Veternikut në Prishtinë, ku një punëtor i ndërtimtarisë te “Albi Mall”, rreth 50 vjeç, shtetas i huaj, ka vdekur në vendin e tij të punës, raporton gazeta Sinjali.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik .
Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë.“, tha ajo.
Lidhur me rastin, Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


