Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeE përndjeki me veturë dhe e lëndoi bashkëshorten, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO)

E përndjeki me veturë dhe e lëndoi bashkëshorten, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO)

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një ndjekjeje të dhunshme me veturë ndaj bashkëshortes së tij, e cila përfundoi me lëndime trupore dhe dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, kur burri e ka ndjekur me veturë bashkëshorten e tij dhe, teksa të dy automjetet ishin në lëvizje, ka shkaktuar përplasje, duke e lënduar atë.

E plagosura është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, njofton Klankosova.tv.

Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa motivet e këtij sulmi ende mbeten të paqarta.

Ndiq detajet nga gazetarja Qliresa Hasani në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT