Ish-futbollisti kosovar, Valmir Kutllovci, ka marrë një detyrë të re në karrierën e tij, duke u bërë trajner në akademinë e Real Madridit në Abu Dhabi.
Kutllovci do të jetë pjesë e akademisë së gjigantit spanjoll në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke bërë një tjetër hap në karrierën e tij në futboll.
Gjatë karrierës si futbollist, Kutllovci ka luajtur në Superligën e Kosovës me Fushë Kosovën, ndërsa ka veshur edhe fanellat e KEK-ut, Ulpianës dhe Dukagjinit.
Me këtë angazhim, ai bëhet një tjetër kosovar i lidhur me Real Madridin, pas futbollistes Kosovare Asllani, e cila ka luajtur për klubin madrilen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


