Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajme“E hodhi në kosh, u dëgjuan të qarat”, detaje tronditëse nga vdekja...

“E hodhi në kosh, u dëgjuan të qarat”, detaje tronditëse nga vdekja e foshnjës në Ferizaj (VIDEO)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur së fundmi në spitalin e Ferizajt, ku një 20-vjeçare dyshohet se ka lindur fshehurazi në tualet dhe më pas ka tentuar ta ngufasë foshnjën e porsalindur, të cilën e kishte lënë në koshin e mbeturinave.

Rastin e kanë zbuluar mjekët pasi dëgjuan të qarat e bebes dhe ndërhynë menjëherë, ndërsa e reja ishte paraqitur më herët me ankesa për probleme shëndetësore pa e ditur askush për shtatzëninë.

Policia dhe Inspektorati Shëndetësor kanë nisur hetimet, ndërsa e dyshuara po merr trajtim mjekësor dhe psikologjik, në pritje të marrjes në pyetje dhe raportit të autopsisë.

Për detaje tjera ndiqeni kronikën e përgatitur:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT