Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeDyshohet për kontrabandë me migrantë në Han të Elezit, tre persona ikin...

Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Han të Elezit, tre persona ikin nga kamioni

Një rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë është raportuar të mërkurën në pikën kufitare në Han të Elezit.

Sipas Policisë, rreth orës 11:30, nga rimorkioja e një kamioni kanë dalë katër persona të panjohur. Njëri prej tyre është ndaluar nga policia, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Vozitësi i kamionit, i dyshuar mashkull, është shoqëruar në stacionin policor.

Njësia përkatëse policore është duke u marrë me rastin, transmeton Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT