Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur në Mitrovicë, të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë të raportuar dy ditë më parë në një banesë private.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është kryer nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Mitrovicë të Jugut, pas një hetimi që ka çuar në identifikimin e dy të dyshuarve, të cilët dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje.
Autoritetet bëjnë të ditur se nga hetimet dhe provat e siguruara, dyshohet se të miturit kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë një shumë parash në pronësi të një qytetari.
Pas përfundimit të procedurave intervistuese dhe veprimeve të nevojshme hetimore, me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.
Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për shkak të moshës së të dyshuarve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


