Sunday, June 21, 2026
spot_img
HomeLajmeDy të lënduar në një aksident trafiku në Orllan të Podujevës

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Orllan të Podujevës

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Orllan të Podujevës.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT