Xhudistët e Kosovës kanë fituar tri medalje në turneun “European Judo Hopes Tournament”, i cili është zhvilluar sot në Split të Kroacisë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Anuar Sahara ka triumfuar në kategorinë deri në 46 kilogramë, duke fituar medaljen e artë.
Medalje të artë ka fituar edhe Emira Zabelaj në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ndërkaq, Teuta Marku ka siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 44 kilogramë.
Ekipi i Kosovës është udhëhequr nga trajnerët Fatos Tabaku, Kushtrim Gashi dhe Rios Kuka.
Garat për Kosovën do të vazhdojnë edhe të dielën, kur Alea Reshitaj do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


