Wednesday, July 29, 2026
spot_img
HomeLajmeDy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga aksidenti në Gurrakoc

Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga aksidenti në Gurrakoc

Dy zyrtarë policorë dhe tre qytetarë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pas mesnate në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova bëri të ditur se të pesë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Sipas tij, në aksident ishin të involvuara dy vetura, një veturë e Policisë dhe një veturë civile, dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy zyrtarë Policorë të Rajonit të Mitrovicës, dhe tre persona të tjerë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT