Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeDy ndeshje të zjarrta sot në Superligë, vëmendja te Gjilani

Dy ndeshje të zjarrta sot në Superligë, vëmendja te Gjilani

Java e pestë e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e mërkurë) me dy përballje interesante, ku skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme.

Në përballjen e parë, në Drenas, Feronikeli do ta presë Dritën. Vendasit janë ende në kërkim të pikëve të para këtë sezon, pasi në katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani kanë pësuar katër humbje.

Në anën tjetër, Drita udhëton në Drenas me një bilanc prej dy fitoreve dhe një barazimi. Gjilanasit kanë zhvilluar vetëm tri ndeshje deri më tani, pasi përballja ndaj Prishtinës është shtyrë, duke bërë që ata të kenë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Drita synon ta vazhdojë serinë pozitive dhe të marrë pikët e plota, ndërsa Feronikeli do të kërkojë të reagojë para tifozëve të tij dhe t’i japë fund serisë së rezultateve negative.

Kjo përballje do të nisë nga ora 16:00.

Në të njëjtën kohë, në Gjilan zhvillohet derbi i madh mes Gjilanit dhe Ballkanit, një përballje që pritet të sjellë emocione dhe rivalitet të madh.

Gjilani e pret këtë ndeshje pas një starti të përzier të sezonit, me dy fitore, një barazim dhe një humbje në katër ndeshjet e para.

Në anën tjetër, Ballkani e nisi sezonin me humbje ndaj Prishtinës, por më pas reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke regjistruar tri fitore radhazi. Therandasit synojnë ta vazhdojnë këtë seri edhe në Gjilan dhe të marrin një tjetër rezultat të rëndësishëm në garën për kreun e tabelës.

Kjo ndeshje do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve dhe pritet të fillojë nga ora 19:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT