Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore.
Kënga e saj “Training Season” ka kaluar shifrën prej 1 miliard dëgjimesh në Spotify, duke u bërë kënga e 15-të e artistes që arrin këtë rekord në platformën e njohur muzikore.
“Training Season” u publikua në vitin 2024 dhe është pjesë e albumit “Radical Optimism”. Kënga vazhdon të jetë e dëgjuar nga fansat edhe dy vite pas publikimit.
Dua Lipa ka reaguar ndaj këtij suksesi përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë në Instagram një postim të fansave që festonin arritjen e këngës.
Me këtë rekord, këngëtarja shqiptaro-britanike vazhdon të zgjerojë listën e projekteve të saj muzikore që kanë kaluar pragun e 1 miliard dëgjimeve në Spotify.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


