Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeSonte mbahet akademi përkujtimore për Afrim Bunjakun

Sonte mbahet akademi përkujtimore për Afrim Bunjakun

Sonte në Prishtinë do të mbahet akademi përkujtimore për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra tre vjet më parë gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Akademia përkujtimore do të mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Ngjarja do të zhvillohet në orën 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë, ku një grup i armatosur sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT