Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmeDua Lipa ndan fotografitë nga dasma e saj me Callum Turner

Dua Lipa ndan fotografitë nga dasma e saj me Callum Turner

Pas dasmës madhështore në Itali që ka pushtuar mediat dhe rrjetet sociale me pamje nga ceremonia, Dua Lipa ka ndarë më në fund albumin e saj zyrtar. Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram fotot e dasmës me Callum Turner, të shoqëruara me mbishkrimin e thjeshtë: “Mr & Mrs”.

Ndonëse publiku e kishte ndjekur këtë ngjarje përmes pamjeve që kanë qarkulluar në media, ky album personal sjell fotografitë më të bukura të çiftit. Imazhet e përzgjedhura nga artistja shfaqin elegancën dhe lumturinë e tyre në ambientet përrallore italiane, duke plotësuar kështu mozaikun e një prej dasmave më të përfolura.

Në njërën prej fotove, dyshja shfaqet në një moment shumë të afërt dhe romantik nën vello, ku dallohen detajet e stilit të Duas. Ndërsa në një imazh tjetër, ata shihen duke kërcyer dhe festuar përpara një dritareje të madhe karakteristike, duke treguar fustanin e nusërisë të dekoruar me pupla në fund.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT