Sunday, April 19, 2026
spot_img
HomeLajmeDua Lipa me të fejuarin shijojnë pushimet në Afrikën e Jugut

Dua Lipa me të fejuarin shijojnë pushimet në Afrikën e Jugut

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe partneri i saj Callum Turner kanë kaluar disa ditë pushimi në Afrikën e Jugut, duke përjetuar një eksperiencë të veçantë në natyrë.

Çifti ka vizituar zona të njohura si Parku Kombëtar Kruger dhe Sabi Sands, ku kanë shijuar nga afër jetën e egër dhe kafshët në habitatin e tyre natyror.

Dua Lipa ka ndarë edhe përshtypjet e saj për këtë udhëtim, duke e përshkruar si një nga përvojat më të paharrueshme të jetës së saj, të cilën, sipas saj, është e vështirë ta përshkruajë me fjalë.

Ajo ka publikuar gjithashtu fotografi nga safari, ku shihet duke eksploruar natyrën dhe duke soditur kafshët e egra në ambientin e tyre natyror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT