Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeDroni rus hyn në hapësirën ajrore të Estonisë, godet një termocentral

Droni rus hyn në hapësirën ajrore të Estonisë, godet një termocentral

Një dron rus dyshohet se ka goditur një termocentral në Estoni, ka bërë të ditur shërbimi i sigurisë së brendshme të këtij vendi, raporton “Euronews”.

Sipas këtij autoriteti, asnjë person nuk është lënduar nga sulmi.

“Një dron ka goditur oxhakun e termocentralit Auvere. Askush nuk u lëndua në incident. Droni hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga hapësira ajrore ruse”, thuhet në njoftim.

Termocentrali Auvere ndodhet në verilindje të Estonisë, afër kufirit me Rusinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT