Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeDroga s’ka të ndalur: Kapet i mituri me marihuanë në Gjakovë

Droga s’ka të ndalur: Kapet i mituri me marihuanë në Gjakovë

Një rast tjetër shqetësues që përfshin të mitur dhe substanca narkotike është evidentuar në Gjakovë.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 24 mars rreth orës 16:30 në rrugën “Yll Morina”, ku hetuesit e njësisë kundër narkotikëve (DHTN) kanë ndaluar një të mitur, E.Z. rreth 17 vjeç.

Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë prej 7 gramë.

Substanca është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa i mituri është shoqëruar në zyrat e DHTN-së për procedura të mëtejshme.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT