Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeDonjeta Sadiku e pa fat, mbetet pa medalje në Kupën Botërore

Donjeta Sadiku e pa fat, mbetet pa medalje në Kupën Botërore

Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në Kupën Botërore që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Ajo ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj boksieres polake Aneta Elżbieta Rygielska, në një meç të fortë dhe të baraspeshuar në tri raunde, duke mos arritur të sigurojë kalimin tutje, që njëherësh do t’ia siguronte së paku medaljen e bronztë.

Raundi i parë i ka takuar boksieres polake, ndërsa në raundin e dytë Donjeta Sadiku ka reaguar fuqishëm, duke treguar ritëm më të lartë dhe duke e fituar këtë pjesë 3:2. Në këtë raund, kundërshtarja e saj ka marrë edhe një vërejtje publike nga gjyqtari i ringut.

Në raundin e tretë, gjyqtarët e kanë vlerësuar 3:2 në favor të Rygielskës, në një periudhë ku Sadiku është paraqitur aktive dhe ka kërkuar vazhdimisht iniciativën me goditje të pastra. Në fund, me vendim të ndarë të gjyqtarëve 3:2, fitorja i ka takuar boksieres polake.

Kupa Botërore e Boksit ka rëndësi të veçantë në kalendarin ndërkombëtar, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në renditje dhe në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Anxhelos 2028”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT