Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeShowbizDogana zbulon bunker me barna të kontrabanduara në një barnatore në Pejë

Dogana zbulon bunker me barna të kontrabanduara në një barnatore në Pejë

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një operacion kontrolli në qytetin e Pejës, në ambientet e një barnatoreje që dyshohej për veprimtari të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të improvizuar – bunker, ku janë gjetur dhe sekuestruar 468 pako barnash me banderola të shteteve të huaja, të kontrabanduara në territorin e Republikës së Kosovës, përcjell Telegrafi.


Barnat e gjetura nuk kishin asnjë dokumentacion që dëshmonte origjinën apo importin ligjor dhe dyshohet se janë futur në vend përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike.

Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore dhe rasti po trajtohet në bashkëpunim me institucionet kompetente. Në njoftim theksohet se Dogana mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurimin e tregut të brendshëm nga produktet e paligjshme. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT