Milorad Dodik, president i Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, është arratisur jashtë vendit që prej të hënës së kaluar.
Ai udhëtoi fillimisht për në Beograd për të marrë pjesë në përkujtimin e përvjetorit të goditjes së NATO-s, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Më pas, Dodik udhëtoi për në Izrael, por pas disa situatash të papëlqyeshme, u kthye në Beograd me avionin e qeverisë së Republikës Srpska.
Tri orë pas mesnate të së shtunës, Dodik postoi në rrjetin social X, duke shkruar “Kam mbërritur”, por ende nuk është e qartë se ku ndodhej.
Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për Dodik, dhe pritet miratimi i fletarrestit nga Interpoli.
Sipas prokurorisë, Dodik dhe Nenad Stevandić, duke shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në njësinë e Republikës Srpska, kaluan kufirin pa leje dhe u larguan nga Bosnja.
Situata ka shkaktuar tensione të larta, duke rrezikuar stabilitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë për mundësinë e përplasjeve të armatosura në rast se Dodik arrestohet.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


