Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeDjali i Afrim Bunjakut: Para se të ishe hero, ti ishe babai...

Djali i Afrim Bunjakut: Para se të ishe hero, ti ishe babai im i dashur

Në akademinë përkujtimore në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë, djali i tij ka ndarë një dedikim prekës për babain.

Përmes një poezie të titulluar “Për ty, hero”, ai ka kujtuar babain e tij, duke folur për mallin, mungesën dhe kujtimet që, siç shprehet, nuk zbehen me kalimin e kohës.

Ai tha se për të, Afrim Bunjaku nuk ishte fillimisht heroi i njohur për të gjithë, por mbi të gjitha ishte babai i tij, njeriu që i jepte siguri dhe e udhëhiqte në jetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT