Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajme“Pasardhësit e UÇK-së” thërrasin protestë nesër në Prizren kundër aktgjykimit të Speciales

“Pasardhësit e UÇK-së” thërrasin protestë nesër në Prizren kundër aktgjykimit të Speciales

Fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, kanë paralajmëruar protestë paqësore për të premten, më 25 shtator, në sheshin Shadervan të Prizrenit.

Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në orën 19:00, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale, të cilin organizatorët e cilësojnë të padrejtë.

Përmes thirrjes me emërtimin “Pasardhësit e UÇK-së”, organizatorët ftojnë qytetarët të bashkohen për të shprehur indinjatën dhe për të mbrojtur, siç theksojnë, dinjitetin e atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Le ta shprehim qëndrimin tonë me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike”, thuhet në thirrje.

Organizatorët kanë theksuar karakterin paqësor të protestës, ndërsa njoftimin e kanë shoqëruar me thirrjen “Jo në emrin tim”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT