Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeDita e Pavarësisë, rruga “Garibaldi” në Prishtinë mbyllet për qarkullim nga e...

Dita e Pavarësisë, rruga “Garibaldi” në Prishtinë mbyllet për qarkullim nga e shtuna deri të hënën

Të shtunën më 15 shkurt nga ora 22:00, deri të hënën e 17 shkurtit në ora 20:00, rruga “Garibaldi” (nga udhëkryqi i Bankës Qendrore deri te Grand Hoteli) do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim për shkak të organizimit të parakalimit të trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Kështu kanë njoftuar institucionet kompetente të kryeqytetit, transmeton Klankosova.tv.

“Ju lutemi të planifikoni lëvizjet tuaja duke përdorur rrugë alternative dhe të respektoni udhëzimet e autoriteteve për mbarëvajtjen e këtij organizimi të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT