Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeShowbiz​Dita Botërore e Kafshëve të Egra

​Dita Botërore e Kafshëve të Egra

Dita Botërore e Kafshëve të Egra është vendosur më 3 Mars, ditë kjo e cila feston florën dhe faunën e botës.

Kjo ditë rrit ndërgjegjësimin për jetën e egër dhe rëndësinë e saj dhe feston larminë e florës dhe faunës në të gjithë botën.

Qëllimi është të promovojë zhvillim të qëndrueshëm dhe praktikat e menaxhimit të kafshëve të egra pyjore që përfshijnë mirëqenien njerëzore.

Më 20 dhjetor 2013, gjatë sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u vendos që 3 Marsi të festohej si Dita Botërore e Kafshëve të Egra.

Arsyeja që u zgjodh kjo datë për të festuar këtë ditë ishte se Konventa mbi Tregtinë Ndërkombëtare në Speciet e Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES) u nënshkrua në 3 Mars 1973.

CITES është një nga masat më efektive kundër tregtisë së paligjshme që çon në zhdukjen e botës së egër. Anëtarët e CITES monitorojnë aktivitetet e gjuetisë dhe tregtisë./KP

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT