Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajme“Diskriminuese”, sindikalistët e KEK-ut të pakënaqur me mosndarjen e pagës së 13-të...

“Diskriminuese”, sindikalistët e KEK-ut të pakënaqur me mosndarjen e pagës së 13-të (VIDEO)

Drejtues të Sindikatës së Re të KEK-ut kërkuan të enjten nga Qeveria, trajtim të barabartë të punëtorëve të kësaj korporate me të gjithë zyrtarët publikë.

Ata thanë se ndihen të diskriminuar që Ministria e Financave nuk ua ndau edhe atyre pagën e 13-të, shkruan KlanKosova.tv.

Kryesindikalisti i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, Xhelal Jashari gjatë protestës tha se kësaj kategorie të punëtorëve i’u bë një padrejtësi e madhe.

Në anën tjetër, Nexhat Llumnica nënkryetar i Sindikatës së KEK-ut tha se punëtorët e kësaj ndërmarrje prodhojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Mos përfitimi i këtij benificioni, sipas tij, është padrejtësi.

Krijimi i kësaj situate ishte paraparë ditë më parë, pasi edhe vetë kryeministri pati deklaruar se ky shpërblim nuk i përfshinë të gjithë.

Sidoqoftë, kjo nuk po pranohet nga këta punonjës që paralajmërojnë veprime sindikale.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT