Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeDisa fshatra në Ferizaj vazhdojnë të përballen me mungesë uji (VIDEO)

Disa fshatra në Ferizaj vazhdojnë të përballen me mungesë uji (VIDEO)

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, një problematikë e vazhdueshme ka dalë në pah në disa fshatra të komunave të Ferizajt, ku banorët përballen me mungesën e ujësjellësit.

Në këto fshatra, shumë familje janë të detyruara të përdorin puset e tyre për të siguruar ujë për nevoja të përditshme, përfshirë gatimin dhe pastrimin, por jo për konsumim, njofton Klankosova.tv.

Mungesa e ujësjellësit ka bërë që ata të kërkojnë mundësi të tjera për të siguruar ujë të pijshëm, duke përfshirë blerjen e ujit nga burime të tjera.

Kjo situatë ka shtuar shqetësimet dhe ka përkeqësuar kushte jetese për shumë familje, veçanërisht gjatë periudhës së Ramazanit, ku nevojat për ujë janë më të mëdha, raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndiqni detajet, në videon vijuese:

The post Disa fshatra në Ferizaj vazhdojnë të përballen me mungesë uji (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT