Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeShowbizDigjet një veturë në Lipjan

Digjet një veturë në Lipjan

Një veturë e tipit BMW është përfshirë nga zjarri të shtunën mbrëma në rrugën “Hamzë Jashari” në Lipjan, rreth orës 23:20, në rrethana ende të panjohura.

Sipas burimeve zyrtare, vetura ishte në pronësi të një shtetaseje kosovare.


Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin pa pasoja në njerëz.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent, ndërsa hetimet nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës janë në vazhdim për të sqaruar shkaqet e zjarrit. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT