Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeLajmeDigjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihet plotësisht nga flakët

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihet plotësisht nga flakët

Para pak çastesh është djegur një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku automjeti është përfshirë tërësisht nga flakët.

Lexuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura duke u djegur plotësisht, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e incidentit.

Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Nuk raportohet ende për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente.

Sinjali do të sjellë informacione shtesë sapo ato të konfirmohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT