Një zjarr ka shpërthyer sot në një grumbull mbeturinash dhe mbetjesh ndërtimore në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, shihet se si digjet bërlloku, ndërsa nuk ka të lënduar e as nuk ka ndonjë dëme material.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe komandanti i Zjarrfikësve të Kosovës për rajonin e Prishtinës, Mal Gashi, i cili bëri të ditur se në vend të ngjarjes gjenden ekipet e zjarrfikësve të cilët i kanë shuar flakët.


