Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeDhunë e rëndë në Pogradec, 78-vjeçari dyshohet se plagosi bashkëshorten me shkop

Dhunë e rëndë në Pogradec, 78-vjeçari dyshohet se plagosi bashkëshorten me shkop

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është shënuar në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku një grua 69-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas një sulmi të dyshuar nga bashkëshorti i saj.

Policia është njoftuar nga banorët e zonës, të cilët kanë dëgjuar zhurma dhe britma që vinin nga banesa e çiftit. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën gruan me lëndime të rënda në kokë.

E plagosura u transportua fillimisht në spitalin e Pogradecit për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Nga hetimet e para dyshohet se autori, një 78-vjeçar, e ka goditur bashkëshorten me një shkop në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar plagë serioze. Ai është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT