Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K, me aktivitet kryesor afarist në shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpall:
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës: Merchandiser (5 Pozita)
Lokacioni: Prishtinë, Zona Industriale
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:
- Përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikat e shitjes të caktuara,
- Sigurimi i informacionit për gjendjen e stokut dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve në treg,
- Sigurimi i arritjes së objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan,
- Kërkimi i mundësive për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit,
- Sigurimi i pozicionimit dhe ekspozimit sa më efektiv të POSM të përkohshëm/ përhershëm dhe negocimi i pozitave kryesore dhe ekskluzive për POSM,
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e çmimeve të shitësve me pakicë, mbajtja e freskisë së produkteve duke aplikuar rotacionin strikt, kodimin dhe respektimin e standardeve të temperaturës,
- Kontrollimi i freskisë dhe implementimi i metodës âFirst in, First outâ (i pari hyn, i pari del nga rafti).
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e mesme, preferohet të kenë diplomë universitare,
- Minimum 1-2 vite përvojë pune në fushën e shitjes/merchandising,
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi,
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur,
- Fleksibilitet dhe reagim pozitiv ndaj ndryshimeve,
- Aftësi të mira ndërpersonale,
- Patent shofer kategoria B.
Â
MÃNYRA E APLIKIMIT:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më 18.03.2025, në adresën e e-mailit [email protected], duke përcaktuar në subjekt të e-mailit pozitën dhe lokacionin: âMerchandiser – Prishtinëâ.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


