Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeDetaje të reja rreth v*rasjeve në Mal të Zi, i dyshuari k*rimin...

Detaje të reja rreth v*rasjeve në Mal të Zi, i dyshuari k*rimin e kreu në katër lokacione në Cetinje

I dyshuari për vrasje të shumëfishtë në Cetinje, Aco Martinoviq, ka vrarë të paktën dhjetë persona në katër lokacione të ndryshme.

Këtë e bëri të ditur sonte drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Lazar Shçepanoviq.

Shkon në dhjetë numri i të vrarëve në Mal të Zi – disa viktima janë anëtarë të familjes së të dyshuarit që kreu krimin

Ai tha se Martinoviq më herët kishte pirë në kafenenë “Velestovo”, pranë Qendrës Sportive.

Shçepanoviq shtoi se Martinoviq kishte kaluar gjithë ditën duke pirë në atë objekt dhe më pas kishte shkuar në shtëpi për të marrë armën.

“Bëhet fjalë për një person të rrezikshëm, të pamëshirshëm, brutal…”, tha ai, shkruan vijesti.me.

Ai shtoi gjithashtu se në të dhënat zyrtare nuk rezulton që Martinoviq të ketë armë në posedim.

Shkon në dhjetë numri i të vrarëve në Mal të Zi – disa viktima janë anëtarë të familjes së të dyshuarit që kreu krimin

Ministri i Brendshëm, Danilo Sharanoviq, deklaroi se “është ngushtuar hapësira” ku ndodhet Martinoviq dhe situata është e rrezikshme, pasi ai është i armatosur, shkruan telegrafi.Ndryshe, Mali i Zi ka shpallur tre ditë zie gjersa është bërë apel që qytetarët të mos dalin në rrugë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT